Lajme

Afganistan, talebanët ngrenë flamurin në kufi me Pakistanin


Talebanët raportohet se kanë ngritur flamurin e tyre mbi një pikë të rëndësishme kalimi kufitar mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Në videot e shpёrndara në mediat sociale tregohet flamuri i bardhë që valëvitet mbi kalimin Spin Boldak pranë Kandahar.

Zyrtarët afganë kanë mohuar ndërkohë rёnien e stacionit, megjithëse fotografitë tregojnë militantët duke biseduar me rojet kufitare pakistaneze.

“Talebanët morën pikën kufitare pa asnjë rezistencë”, tha një burim për BBC.

Në javët e fundit, militantët kanë përparuar shpejt në të gjithë vendin, duke kapur një seri pikash kufitare, përfshirë kalimet me Iranin, Taxhikistanin dhe Turkmenistanin.

Kjo erdhi ndërsa SHBA-tё tërhoqёn forcat e saj nga Afganistani përpara afatit të 11 shtatorit të vendosur nga presidenti Joe Biden.

Talebanët kanë marrё gjithashtu kontrollin e një numri rrugësh kryesore, me synimin për të bllokuar rrugët qё furnizohen qytetet kryesore.

Pika kufitare, e cila ndan qytetin afgan të Spin Boldak në provincën Kandahar në njërën anë dhe qytetin pakistanez Chaman në anën tjetër, është vendkalimi i dytë më i madh midis vendeve.

Ai lidh qytetin e Kandahar me portet e Pakistanit, ku rreth 900 kamionë kalojnë çdo ditë.

“Kjo do t’u jepte atyre të ardhura të konsiderueshme doganore nga tregtia dhe do të siguronte hyrje të drejtpërdrejtë në Pakistan, ku udhëheqësit dhe luftëtarët talebanë janё të vendosur prej vitesh”, shkruan BBC.

BBC ka raportuar se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur raportet, por sipas agjencisë zyrtarët pakistanezë kanë konfirmuar se talebanët kishin marrë kufirin.

Nga ana tjetër, gazetarëve dhe publikut u është thënë që të mos i afrohen kufirit nga pala pakistaneze, nё tё cilin momentalisht po zhvillohet një takim urgjent midis forcave të sigurisë.

Vendasit kanë thënë gjithashtu se talebanët, të cilët u premtuan banorëve dhe tregtarëve se “siguria e tyre është e garantuar” janë në qytetin Afganistan.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Afgane, Tareq Arian këmbënguli më herët për agjencinë e lajmeve AFP se, ndërsa kishte pasur “disa lëvizje pranë kufirit forcat e sigurisë, kanë zmbrapsur sulmin”.

Presidenti afgan Ashraf Ghani u premtoi gjithashtu civilëve të martën se “shtylla kurrizore e talebanëve do të thyhet” dhe qetësia do të rikthehet.

Megjithatë forcat e tij kanë hasur pengesa të shumta në ndalimin e talebanëve, gjë që është përshpejtuar dhe nga një marrëveshje e vitit 2020 nё administratën e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Sipas kushteve të asaj marrëveshjeje, SHBA-tё dhe aleatët e saj të NATO-s ranë dakord të tërhiqnin të gjitha trupat në këmbim të një angazhimi nga militantët, për të mos lejuar asnjë grup ekstremist qё të vepronte në zonat që ata kontrollonin.

Gjithashtu në atë marrëveshje talebanët nuk ranë dakord të ndalonin luftimet me forcat afgane. Por militantët tani janë në bisedime me qeverinë afgane, diçka që ata më parë nuk pranuan ta bënin, por nuk tregojnë asnjë shenjë të ndalimit të sulmeve të tyre, me bisedimet qё mezi po përparojnë.

Shumë kanë frikë se forcat afgane do të shemben plotësisht nën sulmet, duke paralajmëruar se pasojat e tërheqjes së SHBA-ve do të jenë shumë të rënda.

Në një intervistë me transmetuesin gjerman Deutsche Ëelle këtë javë, ish-presidenti George Ë. Bush tha se njerëzit e Afganistanit “po liheshin pas për t’u therur”.

Talebanët, të cilët kontrolluan Afganistanin nga mesi i viteve ‘90 deri në pushtimin e SHBA-ve, janë akuzuar për abuzime të ndryshme të të drejtave të njeriut dhe kulturore.

Ata mbështesin dënimet islamike të tilla, si ekzekutimet publike të vrasësve të dënuar, ndalimin e televizionit, muzikës dhe kinemasë, si dhe moslejimin e vajzave mbi 10 vjeç që tё shkojnë në shkollë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore