Sport

Adoleshenti xhamajkan thyen një rekord të Usain Bolt


Nickecoy Bramwell

Një talent 16-vjeçar xhamajkan ka thyer rekordin e legjendës së atletikës, Usain Bolt në garën e 400 metrave nën 17 vjeç gjatë Lojërave të 51-ta të Carifta-s.

Nickecoy Bramwell, vendosi emrin e tij me gërma të mëdha me një performancë të jashtëzakonshme për të hequr rekordin 22-vjeçar, të mbajtur nga tetë herë kampioni olimpik, Bolt.

Tre herë mbajtësi i rekordeve botërore shënoi kohën 47.33 sekonda në vitin 2002 në pjesën e Lojërave të 31-ta.

Megjithatë, kjo u thye nga Bramwell në stadiumin “Kirani James Athletics” në Grenada, pasi ai mahniti tifozët duke regjistruar një kohë prej 47.26 sekondash.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të thyesh rekordin”, tha Bramwell.

Ai shtoi: “Që nga vera e kaluar, e kam parë rekordin, kështu që është një ndjenjë e mrekullueshme që mund të dal këtu dhe ta marr atë”.

Brawmell fitoi garën e 400 metrave me 0,7 sekonda, ndërsa përfundoi gjithashtu para vendit të tretë me 0,9 sekonda.

Atleti 16-vjeçar kishte ardhur në event me shqetësime për fizikun e tij, por i la mënjanë këto me performancën elektrizuese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore