Lajme

Administrata e Biden-it për diplomacinë ndaj Kinës


Treguesit të hershëm sugjerojnë që administrata  e Presidentit të Shteteve të Bashkuara (SHBA), Joe Biden, mund të vazhdojë të ndjekë një strategji të fuqishme ndaj Kinës. Kjo strategji mund të depërtojë në departamente dhe agjenci të shumta qeveritare.

Qasja e administratës së presidentit Donald Trump ndaj Kinës ka qenë  shpesh kontroverse.  Kina paraqet një sfidë të madhe  për  interesat dhe vlerat e SHBA-së.

Zgjedhjet e Biden-it  për stafin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SHBA-së,  në lidhje  me Kinën deri më tani përfshijnë Kurt Campbell-in, koordinator Indo-Paqësor, Laura Rosenberger – drejtoreshë në Kinë, Rush Doshi, drejtues në Kinë.  Pjesë e Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë dhe Shanthi Kalathil-i, koordinatori i demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe Tarun Chhabra ,  drejtor i lartë i teknologjisë dhe siguri kombëtare.

Campbell-i është një ish-zyrtar , veteran i Departamentit të Shtetit. Përfshirja e tij  në stafin e Këshillit të Sigurimit Kombëtare nënkupton  që Këshilli i Sigurimit gjatë  mandatit të Biden-it do të përfshihet organizimin e politikës së Kinës në departamente të ndryshme qeveritare.

Këto zgjedhje kanë qenë mjaft popullore  në mesin e vëzhguesve të Kinës. Ata janë shprehur të shqetësuar në lidhje më influencën dashakeqe të treguar ndaj Kinës në arenën ndërkombëtare. Zgjedhjet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SHBA-së  janë parë me druajtje në Pekin./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore