Sport

Adidas shet markën Reebok për 2.5 miliardë dollarë


Marka “Reebok” do të ndryshojë pronarët së shpejti. “Il Sole 24 Ore” raporton se “Adidas”, kompania e madhe gjermane e veshjeve sportive ka njoftuar shitjen e “Reebok” tek “Authentic Brands Group”, për një shifër që mund të arrijë deri në 2.5 miliardë dollarë.

Marrëveshja totale pritet të përfundojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe përfshinë transaksione të parave të gatshme.

Sipas “Wall Street Journal”, çmimi i shitjes së “Reebok” është dukshëm më i lartë se sa marka vlerësohet aktualisht nga profesionistët e fushës.

“Adidas” e bleu markën anglo-amerikane në vitin 2006, për një shumë rreth 3.8 miliardë dollarë dhe kishte marrëveshje me NBA dhe NFL në SHBA.

Arsyeja se përse “Adidas” investojë në blerjen e “Reebok”, ishte për të shtrirë ndikimin e saj në SHBA dhe për të rivalizuar markën tjetër gjigande të veshjeve sportive “Nike”.

Por, performanca e shitjeve të “Reebok” ka qenë gjithnjë e në ulje. Në vitin 2010 “Reebok” përfaqësonte 18% të të ardhurave të “Adidas”, ndërsa në vitin 2020 vetëm 7%.

Në këtë mënyrë “Adidas” ka vendosur të heqë dorë prej “Reebok” dhe synon të përqëndrohet vetëm në zhvillimin e markës së saj.

“Reebok” është sponsori i sportistëve të njohur si: Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov në UFC, Allen Iverson ish-lojtar i NFL, JJ Watt dhe TJ Watt në NFL, Montrezl Harrell në NBA etj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore