Sport

Adama Traore në radarin e Tottenham-it


Tottenham-i po kërkon që të arrijë edhe një goditje në ditët e fundit të merkatos.

Gjelat po kërkojnë Adama Traore-n e Wolves-it.

Ish-trajneri i ujqërve, Nuno Espirito Santo, e pëlqen shumë futbollistin që nga koha e tij në “Molineux”.

Tottenham-i, që e ka nisur sezonin shumë mirë, me dy fitore, po kërkon që të surprizojë të gjithë.

Dy fitoret erdhën në ndeshje të vështira, përballë kampionëve të City-t dhe pikërisht përballë skuadrës së Adama Traore-s.

Pas ndeshjes, Nuno dhe Traore kishin një bisedë të shkurtër që siç duket ka qenë rreth transferimit.

Adama e dëshiron këtë transferim, dhe gjithçka mbetet në dorën e klubit Wolves.

Nëse transferimi do të ndodhë, atëherë do të aplikohet formula e huazimit me detyrim blerjeje në fund të sezonit.

Adama do t’i kushtojë Spurs-ave diku rreth 30 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore