Lajme

Abbott e Barbano “bisedë të sinqertë” për situatën në veri


Nicholas Abbot dhe Giovanni Pietro Barbano

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Nicholas Abbot, ka pritur të mërkurën në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Giovani Pietro Barbano, me të cilin ka pasur “bisedë të sinqertë” për situatën në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

“Kënaqësi të takoja Shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Diskutuam për situatën në veri të Kosovës dhe ritheksova mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për rolin e EULEX-it dhe vazhdimësinë e bashkëpunimin të mirë ndërmjet ambasadës dhe EULEX-it”, ka shkruar Abbott.

Ndërkaq, gjeneralmajort i Karabinierisë së Italisë, ka falënderuar diplomatin britanik për pritjen dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj përpjekjeve të EULEX-it në monitorimin e mbështetjen e stabilitetit dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

“Faleminderit ambasadorit britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, për pritjen dhe për diskutimin e sinqertë për situatën në Kosovë. Gëzohem që dëgjoj për mbështetjen dhe vlerësimin e plotë të Mbretërisë së Bashkuar ndaj përpjekjeve të EULEX-it në monitorimin e mbështetjen e stabilitetit dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

EULEX-i operon në një kontekst ende të vështirë, në mes të tensioneve sporadike në pjesën veriore të Kosovës të banuar me serbë etnikë, ndërsa përkundër se situata javëve të fundit është më e qetë atje, mbeten ende shumë paqartësi lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat veriore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore