Lajme

Abazoviç: Pas nacionalizmit në Ballkan qëndron gjithmonë korrupsioni


Zëvendëskryeministri me mandat teknik në Mal të Zi, Dritan Abazoviq

Zëvendëskryeministri me mandat teknik në Mal të Zi, Dritan Abazoviç ka thënë se Qeveria e re e Malit të Zi duhet të ketë shtatë deri tetë detyra prioritare, mirëpo sipas tij pas narratives nacionaliste gjithmonë gjen strehë korrupsioni.

Ai thotë se më kryesore nga këto prioritete janë zhbllokimi i rrugës evropiane dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik, ndërsa konsideron se DPS do të mposhtet nga “ta” me 30 gusht, ka thënë Abazoviç në një intervistë ekskluzive për DW.

Mendime të tilla si se malazezët dhe serbët nuk mund të funksionojnë së bashku në vend janë pjesë e “matricës” thotë ai.

“Unë qëndroj pas tezës se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë pas çdo nacionalizmi në Ballkan”.

Zëvendëskryeministri me mandat teknik në Mal të Zi, Dritan Abazoviç

Abazoviç kujton gjithashtu se deri më tani ka pasur shumë kontakte me “komunitetin ndërkombëtar” dhe se atyre ai i ka kërkuar mbështetje, por jo që ajo të rregullojë marrëdhëniet në Mal të Zi.

“Është detyrë e përfaqësuesve ekskluzivisht legjitimë të popullit,” dhe se ai pret që të mbështeten përpjekjet e Malit të Zi për t’u bërë anëtare e BE-së dhe se Mali i Zi të ruajë kursin e vet politik properëndimor.

Për DW ai ka thënë se shoqëria malazeze është ende e polarizuar,  por se Mali i Zi duhet të jetë plotësisht gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025.

Tutje ai ka thënë se gjatë 14 muajve të qeverisjes së Zdravko Krivokapiç-it janë iniciuar shumë gjëra pozitive, si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se aty janë arritur rezultate konkrete.

“Ne jemi këtu për të treguar se kohezioni social është i mundur,” ka thënë Abazoviç.

Ai ka thënë se Qeverisë së kaluar i mungonte mbështetja e një parlamenti funksional dhe një shumicë funksionale parlamentare dhe tani me qeverinë e pakicës, kjo duhet të zhbllokohet.

Ai konsideron se është koha për të dalë nga një “perceptim primitiv i realitetit politik”, duke theksuar vazhdimisht nevojën për “pajtimin e Malit të Zi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore