Lajme

Abazoviç për formimin e qeverisë së re të pakicës – “Presim përgjigje deri në fund të javës”


Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Dritan Abazoviç ka propozuar kolacionin e ri të një qeverie të pakice të cilën e ka quajtur si ofertë për të dalur nga ngërçi politik aktual në Mal të Zi.

Ai tha se të gjithë do të duhej të mbështesnin konceptin e një qeverie të pakicës me së paku 49 deputetë, dhe se në atë koalicion nuk ka vend për DPS-në dhe DF-në, por se do të ishte “fenomenale” nëse e mbështesin edhe ata formimin e saj.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se pret përgjigje nga entitetet politike të vendit t’i japin përgjigje për formimin e qeverisë së pakicës deri në fund të javës.

“Në vitin 2020 arritëm objektiv historik. Kjo qeveri ka bërë shumë gjëra të mira. Ajo nuk arriti të bënte disa gjëra për të pasur mbështetje. Koalicioni Bardh e Zi nuk ka faj për këtë. Ne ishim shtylla më e fortë ku mbështetej qeveria. Pas bisedimeve, kur duhet të zhbllokojmë rrugën evropiane, nuk e dimë nëse janë 41 deputetë përkrahës”, tha fillimisht ai.

“Si njerëz të përgjegjshëm që përpiqemi të gjejmë zgjidhje, ne nuk do të mbështesim frikacakët politikë. Le të ketë votëbesim për Qeverinë nesër. Ne ofrojmë një zgjidhje të mundshme por nuk imponojmë. Ne ofrojmë krijimin e një qeverie minoritare që të gjithë ta mbështesin, në mënyrë që konsensusi i asaj qeverie minoritare të jetë sa më i gjerë, me të paktën 49 deputetë. Është koha për të zhbllokuar rrugën drejt BE-së”, tha Abazovic në një konferencë për shtyp.

“Opsioni i dytë ishte të shkonim në zgjedhje. Por ideja e një qeverie të pakicës u mbështet unanimisht. Të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për një konsensus më të gjerë shoqëror”.

“Koncepti ynë është një qeveri e pakicës që ua ofrojmë 81 deputetëve, dhe nëse ka mbështetje, do ta prezantojmë konfigurimin tonë”, tha Abazoviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore