Sport

Abazoviç e quan “trim” Gjokoviçin – tenistin serb që përçon mesazhe urrejtjeje kundër shqiptarëve


Dritan Abazovic dhe Novak Gjokovic

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka publikuar të dielen një fotografi me kampionin serb të tenisit, Novak Gjokoviç, në llogarinë e tij në “Twitter”, pasi ky i fundit fitoi titullin Roland Garros, duke e mposhtur në finale norvegjezin Casper Ruud.

“Fati i ndjek trimat! Ai nuk ishte në finale mbrëmë sepse duhej të shkruante historinë sot! Urime kampion!”, shkroi Abazoviç, teksa ka publikuar një fotografi me Gjokoviçin e cila ishte realizuar pas një takimi në kuadër të Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Interit.

Gjokoviçi flet me urrejtje tmerruese kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Ai shpesh ka përkrahur publikisht thirrjet nacionaliste dhe irredentise serbe ndaj shqiptarëve. Së fundi, tenisti serb shkroi “Kosova është zemra e Serbisë”.

Abazoviç takoi yllin serb të tenisit më 11 maj në stadiumin “San Siro” të Milanos, i cili, krahas fotografisë së publikuar në rrjetin social “Twitter”, kishte lartësuar figurën e një njeriu që, për më tepër, njihet edhe si mohues i gjenocidid në Bosnje-Hercegovinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore