Aplikacione

A përdorte mbretëresha Twitter? Cili ishte postimi i saj i parë?


Mbretëresha Elizabeth përdori pozicionin e saj për të promovuar teknologjinë dhe inovacionin digjital.

Kurorëzimi i saj ishte i pari që u transmetua në televizion në vitin 1953, dërgoi emailin e saj të parë në vitin 1976 dhe madje filmoi mesazhin e saj (vjetor) të Krishtlindjeve në 3D në 2012.

Mbretëresha përdorte të dyja llogaritë në Twitter dhe Instagram si pjesë e familjes mbretërore.

Postimin e saj të parë në Twitter ajo bëri para publikes në Muzeun e Shkencës në Londër, si pjesë e ekspozitës së saj ‘Epoka e Informacionit’ 2014.

E përdorur rrallë nga vetë anëtarët e familjes, llogaria menaxhohet nga stafi që poston rregullisht foto dhe përditësime rreth aktiviteteve të anëtarëve të familjes mbretërore.

Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare pas një mbretërimi 70-vjeçar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore