Lajme

A është gjenetik depresioni?


Çrregullimi depresiv, sipas studiuesve, prek rreth 19 milionë njerëz në botë.

Sipas tyre, kjo sëmundje shkakton ndjenjën e trishtimit, zbrazëtisë dhe humbjen e interesit për gjërat që keni shijuar dikur.

Ekzistojnë shumë forma të ndryshme të depresionit dhe për shumicën e tyre, gjenetika mund të ketë një ndikim të madh.

A është gjenetike kjo sëmundje?

Nuk ka asnjë “gjen specifik që të shkaktojë depresionin”, thonë studiuesit.

Më shumë gjasa, ekzistojnë disa, ose më shumë gjene që nëse trashëgoni disa prej tyre nga prindërit tuaj biologjikë, ato do të rrisin rrezikun tuaj.

Nëse keni një prind, një vëlla ose motër me depresion, rreziku për të pasur depresion edhe ju është 20% deri 30% më i madh se një person tjetër normal, i cili ka një rrezik prej 10%.

“Ne e dimë që ekzistojnë faktorë gjenetikë, që duket se janë të trashëgueshëm, por gjithashtu e dimë se ka shumë faktorë të tjerë të përfshirë”, thotë Renee Witlen, psikiatre në Portland.

Ndër vite, studiuesit kanë hetuar sesa rol luan trashëgimia në zhvillimin e depresionit.

Trashëgimia i referohet asaj sesa gjenet tuaja llogaritin për tipare të ndryshme.

Studimet te binjakët shpesh përdoren, për të kuptuar shkallën e depresionit.

Një studim i vitit 2009 mbi binjakët nga Universiteti i Washington-it vlerësoi trashëgiminë e depresionit në 58% midis 1 mijë e 64 çifteve binjake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore