Sport

A do ta largojë Manchester United Ronaldo-n


Manchester United po kërkon në mënyrë aktive të ndahet me Cristiano Ronaldon në tregun e transferimeve të janarit, sipas iNeës.

Sulmuesi 37-vjeçar u pezullua nga aktivitetet e ekipit të parë të enjten, me raporte nga ESPN, që thonë se ai refuzoi një kërkesë për të hyrë si zëvendësues në minutën e 87-të gjatë fitores 2-0 të së mërkurës ndaj Tottenham Hotspur.

Klubi ka mbështetur veprimin e ndërmarrë nga menaxheri Erik ten Hag, por këmbëngulin se Ronaldo mbetet “një pjesë e rëndësishme e skuadrës”.

Megjithatë, raporti i iNeës tani sugjeron se koha e tij në Old Trafford mund të përfundojë në janar.

Nëse përfaqësuesit e Ronaldo-s nuk janë në gjendje të gjejnë një kërkues të mundshëm për të deri në kohën që hapet merkatoja, klubi mund të konsiderojë lirimin e tij si një agjent i lirë.

Ronaldo ishte golashënuesi kryesor i klubit në sezonin 2021-22, por ka vetëm dy gola në 12 paraqitje që kur Ten Hag mori drejtimin e United. Portugezi bëri presion për një transferim gjatë verës, por nuk mori asnjë ofertë të përshtatshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore