Ambasada Amerikane në Kosovë e ka uruar Festën e Kurban Bajramit në katër gjuhë të ndryshme për të gjithë kosovarët që festojnë.
Ambasada Urimin e ka filluar me gjuhën shqipe duke vazhduar me gjuhën turke, boshnjake si dhe atë angleze.
“Me Fat Kurban Bajrami, Bayramınız Kutlu Olsun, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Eid Mubarak: Të gjithë kosovarëve që festojnë, duke ju uruar juve dhe familjeve tuaja një festë të shëndetshme, të gëzuar”, thuhet në urimin e ambasadës.
Urim për festën e Kurban Bajramit ka pasur edhe nga Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.
Ai ka uruar që kjo festë të sjellë të gjithë të mirat familjeve kosovare.
“Ju uroj të gjithë Muslimanëve në Kosovë dhe më gjerë në botë, gëzuar Kurban Bajramin (Eid al-Adha). Kjo festë le t’u sjellë shëndet, paqe dhe prosperitet juve dhe familjeve tuaja”, ka shkruar Abbott në Facebook.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE-ja e demanton Osmanin: Ne ende insistojmë që hapja e urës të diskutohet në dialog
-
Prurjet nga remitancat arritën vlerën 268 milionë euro, sipas BSH-së
-
Britania e Madhe ndalon të gjitha fluturimet me Iranin ndërsa aleatët rritin sanksionet
-
Muslija pranon fajin pas përjashtimit nga Kosova: Kam bërë gabim, marr përgjegjësinë