Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës (LVV) ka shpallur zgjedhjet e brendshme të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021.
Njoftimi u bë në facebook nga Lëvizja Vetëvendosje me 10 janar.
Sipas njoftimit të gjithë anëtarët e interesuar duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës.
Së bashku me deklaratën duhet të paraqesin edhe dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve që nga publikimi i njoftimit.
Në qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje janë ngritur Komisione ad hoc të qendrave. Anëtarët mund të paraqiten për të marrë informacione të nevojshme.
“Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, shkruhet në njoftim.
Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka dekretuar datën 14 shkurt për zgjedhjet.
Kosova shkon kështu për herë të tretë brenda katër viteve në zgjedhje parlamentare./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet