Aktori anglez, Damian Lewis ka publikuar një letër të ndjeshme për gruan e tij të ndjerë Helen McCrory, duke shkruar se ajo ishte “një meteor në jetën tonë”.
Ylli i “Billions” kujtoi McCrory, e cila vdiq nga kanceri javën që lamë pas, në moshën 52 vjeçe, duke lënë pas një karrierë të bujshme aktrimi.
“Unë kurrë nuk kam njohur dikë që përhap aq lumturi “, shkroi Lewis në letrën e publikuar në Sunday Times të Mbretërisë së Bashkuar.
“Edhe kur vdiq në ditët e saj të fundit, kur fliste me kujdestarët tanë të mrekullueshëm, ajo në mënyrë të përsëritur thoshte faleminderit shumë, edhe pse ishte në një gjendje të bezdisshme shëndetësore”, ka shkruar mw tej Damian.
McCrory, e cila ishte e njohur për rolet e saj në filmat “Harry Potter” dhe shfaqjen e BBC “Peaky Blinders”, ishte “shumë krenare” që ishte aktore dhe artiste, shkroi burri i saj.
Por “Helen ishte një person edhe më i shkëlqyeshëm se sa ishte aktore. Ajo ishte një person i popullit. Por ajo gjithashtu jetoi sipas parimit të mirësisë dhe bujarisë. Që ti t’i nxjerrësh këto gjëra në botë për t’i bërë njerëzit ndihen më mirë “, tha ai.
Sipas tij, Crory gjithmonë i pyeste njerëzit se si ishin, dhe interesohej për ta, duke u përpjekur ta bënte secilin person që takonte të ndjehej i veçantë, sikur të ishin personi i vetëm në dhomë.
Mes të tjerash, 50 vjeçari, Damian Lewis, kujtoi se si një infermiere në Spitalin “Royal Marsden” të Londrës i tha atij që kujdestarët prisnin vizitat e McCrory “sepse ajo ua bëri ditën më të mirë. Të pyetur se si ishin, u kujdesën për jetën e tyre në shtëpi, përhapën gëzim, i bëri ata të qeshin. ”
“Edhe në sëmundjen e saj, McCrory ishte “krejtësisht heroike. Qesharake, natyrisht bujare, e guximshme, e pa komplikuar, duke na kujtuar vazhdimisht të gjithëve se sa fat kemi qenë, sa të bekuar jemi”, tha Lewis.
Sipas aktorit anglez, Damian Lewiz, gruaja e tij tashmë e ndjerë, Helen McCrory, ishte “frymëzim” për jetën e tij.
“Unë kurrë nuk kam njohur dikë në gjendje të shijojë aq shumë jetën”, shkroi ai. “Aftësia e saj për të qenë në të tashmen dhe për të shijuar momentin, ishte frymëzuese”.
Çifti u takuan në vitin 2003 kur të dy luajtën në një shfaqje në Teatrin Almeida të Londrës dhe u martuan katër vjet më vonë.
Ata nga martesa kanë dy fëmijë, Manon, 14 vjeç dhe Gulliver 13-vjeç.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emily Blunt thotë se “nuk ka pasur pëlqim për shumë prej aktorëve me të cilët është puthur nëpër xhirimet e filmave”
-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
-
Paul Rudd dhe Nick Jonas do të luajnë në komedinë muzikore “Power Balad” të regjisorit John Carney
-
“The Fall Guy” nuk arrin lartësitë e nevojshme për të bërë një spërkatje vërtet të madhe
Lajmet kryesore
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
BE e gatshme të mbrojë ekonominë, i thotë shefja e bllokut Kinës
-
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë s’duhet të përzihet me anëtarësimin e Kosovës në KiE