Skënder Brataj, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, është shprehur se studimi nga Akademia e Shkencave me përfundimin që 50% e popullsisë në Tiranë ka kaluar Covid-19, është i nxituar.
Sipas Brataj, ky gabim nuk ka ardhur si arsye e metodave të përdorura.
Problemi qëndron tek grupmoshat e përdorura për metodologjinë.
“Në momentin e parë të pandemisë, dilte përqindje të ulët infeksioni 5% dhe në një periudhë shkoi 38% në kohën që dhe testimet ishin më të larta”, është shprehur drejtori.
Gjithashtu ai vuri theksin edhe në vendin ku është kryer studimi dhe numri personave.
“Studimi nuk mund të realizohej vetëm nga qendrat shëndetësore, sepse nga të sëmurët dalin detyrimisht ato shifra, dhe nuk mund të arrihet në përfundime me 800 veta”.
Akademia e Shkencave ka nxjerrë këtë përfundim me 30 dhjetor të vitit 2020.
Rezultatet e studimit janë paraqitur nga akademiku, Genc Sulçebe, dhe profesori, Alban Ylli. Sipas tyre, 50% e popullsisë së Tiranës ka fituar imunitet ndaj virusit. Ndërkohë përsa i përket shifrave kombëtare, vetëm 25% e popullsisë kanë fituar imunitet./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nga 2 mijë euro për çdo bebe, te taksimi 9% dhe heqja e vizave me SHBA – Çfarë premtoi Basha në programin e tij elektoral?
-
Një grua i jep fund jetës duke u hedhur nga ura e Bunës
-
Ne nuk kemi plan B nëse Ukraina bie, thotë Estonia
-
Meloni rikthehet në Shqipëri, një blic para zgjedhjeve – Por qendrat për emigrantët nuk janë gati
Lajmet kryesore
-
Real Madr15 League – Dortmund shkëlqen, por bie në ‘Wembley’
-
Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë propozimin e armëpushimit
-
Nga 2 mijë euro për çdo bebe, te taksimi 9% dhe heqja e vizave me SHBA – Çfarë premtoi Basha në programin e tij elektoral?
-
Serbia arreston një kosovar në Merdarë