Kompania teknologjike, Google, ka azhurnuar program Earth (Tokë) që t’i lejojë përdoruesit të kthejnë kohën pas dhe të shohin se si ka ndryshuar bota gjatë disa dekadave.
Azhornimi i ri përdor miliona imazhe satelitore nga 37 vitet e kaluara për t’iu mundësuar përdoruesve të lëvizin në kohë.
Kjo lejon njerëzit, për shembull, të shohin tërheqjen e akullnajave apo shpyllëzimet e Amazonës me kalimin e kohës.
Sipas kompanisë, ky është azhurnimi më i madh i programit Google Earth, në katër vjet.
Google Earth përdor teknologji të ngjashme me produktin e përdorur gjerësisht Maps (hartat), por është më shumë i përqendruar në gjeologji dhe eksplorim sesa tek transporti apo orientimet.
Karakteristika e “udhëtimit në kohë” është globale. Kjo do të thotë që përdoruesit mund të shkruajnë çdo vend që duan të shohin dhe të eksperimentojnë me çfarëdo imazhesh që janë në dispozicion.
Google po e përdor këtë opsion si një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike apo çështje të tjera mjedisore.
Në program dokumentohen qartësisht edhe ndryshimet që kanë pësuar disa shtete apo qytete, që nga zgjerimi i shpejtë i Las Vegas-it deri në ndërtimin e ishujve artificialë në Dubai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE