Kur sezoni aktual është drejt përfundimit, Real Madrid-i është në garë për dy trofe të rëndesishëm, titullin në La Liga dhe atë në Ligën e Kampionëve. Por, njëkohësisht klubi madrilen është duke menduar edhe për të ardhmen.
Deri më tani, Real-i ka shpallur katër lojtar si të paprekshëm dhe i cilëson si e ardhmja e klubit. Vinicius Junior-i, Federico Valverde, Rodrygo dhe Martin Odegaard-i janë lojtarët që shihen si perspektiva e klubit, nga lojtarët aktual.
Në anën tjetër, madrilenët nuk harrojnë edhe të tashmen. David Alaba pritet të jetë transferimi i parë i verës. Lojtari vjen me parametra zero nga Bayern Munich-u dhe pritet të zëvendësojë Sergio Ramos-in, që me shumë mundësi largohet nga kampi madrilen.
Real-i gjithashtu ndjek me interes të madh dy super talentet e momentit, Kylian Mbappe-n dhe Erling Haaland-in dhe janë të gatshëm për të bërë një lëvizje të madhe financiare, që në verë të dy të veshin fanelën e bardhë.
Nga Madrid-i priten edhe disa largimi. Emrat më të përfolur për t’u larguar janë: Marcelo, Gareth Bale, Isco, Alvaro Odriozola, Mariano Diaz-i dhe Luka Joviç-i. Ramos-i dhe Lucas Vazquez-i janë në përfundim të kontratës dhe deri tani lajmet nga Spanja raportojnë se do të largohen me parametra zero.
Në horizont është edhe rinovimi i Raphael Varane-s. Mbrojtësi francez nëse nuk rinovon, në dy merkatot e ardhshme pritet të largohet nga Madridi. Real-i ndjek dy emra për fazën mbrojtëse, Jules Kounde-n, talenti francez të Sevilla-s dhe Pau Torres-in, kapitenin e Villarreal-it, që njëkohësisht është dhe qendërmbrojtësi i Kombëtares së Spanjës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog