Komentet e fundit të bëra nga Joshua Kimmich në një dokumentar thuhet se kanë zemëruar drejtuesit e Bayern Munich-ut.
Në një dokumentar të ri të “ZDF”, Kimmich bën një goditje të jashtëzakonshme për Bayern Munich-un, duke zbuluar se ai ndjeu mungesë mbështetjeje gjatë pandemisë kur u zbulua se ai nuk ishte vaksinuar.
“U ndjeva i vetëm për një kohë të gjatë. Unë jam në klub për gati shtatë vjet tani dhe nuk ka pasur shumë skandale rreth meje. Kjo ishte rënia e parë (debati për vaksinimin), aty vura re se si reagoi klubi dhe për pasojë jam i zhgënjyer dhe po ashtu i lënduar”, tha ndër të tjera Kimmich.
Më pas ai ka shpjeguar se deklaratat i ka bërë kohë më parë, kur drejtuesit dukeshin ndryshe.
Megjithatë, duket se hierarkia e Bayern-it nuk është aspak e impresionuar nga komentet e tij, jo vetëm sepse drejtuesit aktual të klubit Uli Hoeness, Herbert Hainer, Jan-Christian Dreesen dhe Karl-Heinz Rummenigge ishin të gjithë në pozicione drejtuese në atë kohë.
Me një vit të mbetur nga kontrata e tij, e ardhmja e Kimmich te Bayern është vënë në pikëpyetje dhe ky rast nuk duket se i përmirëson shanset e tij për të qëndruar.
Bayern thuhet se është i gatshëm ta shesë atë, por pyetja është nëse ata do të marrin një ofertë që i përshtatet të gjitha palëve.
Kimmich nuk pranon të vaksinohet, në Gjermani plasin polemikat
Bayern Munich nuk do paguajë lojtarët e pavaksinuar që infektohen me COVID-19
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com