Sport

Bayern Munich nuk do paguajë lojtarët e pavaksinuar që infektohen me COVID-19


Klubi bavarez i Bayern Munich-ut ka vendosur të mos paguajë lojtarët që detyrohen të humbasin ndeshje ose seanca stërvitore për shkak të infektimit me COVID-19, në rastet kur këta të fundit nuk janë të vaksinuar.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, pesë lojtarëve që nuk kanë pranuar të vaksinohen, u është thënë nga klubi që nuk do të paguhen për ndeshjet ose stervitjet që nuk marrin pjesë.

Serge Gnabry, Joshua Kimmich, Jamal Musiala, Eric Maxim Choupo-Moting dhe Michael Cuisance janë lojtarët të cilëve situata u është bërë e qartë nga klubi bavarez.

Kjo ngjarje ka ardhur menjëherë pasi Bayern-i mori një humbje shokuese përballë Augsburg-ut me shifrat 2-1. Ndeshje në të cilën mungoi Kimmich-i, për shkak se ishte në izolim.

Lojtarët Niklas Sule dhe Josip Stanisic, të dy rezultuan pozitiv dy javë më parë në testin e koronavirusit. Nga klubi u njoftua se ata e kishin bërë vaksinën.

Gjermania aktualisht po përballet me valën e katërt të infektimeve nga COVID-19. Në Evropën Perëndimore, ata kanë normën më të ulët të vaksinimit, me 68% të njerëzve të vaksinuar plotësisht.

Për shkak të masave shtrënguese që ka marr shteti gjerman, lojtarët e pavaksinuar, te Bayern-it në rastin konkret, nuk duhet të qëndrojnë në të njëjtin hotel me të vaksinuarit. Gjithashtu atyre u duhet të udhëtojnë veçmas.

Në një raportim të medias tjetër gjermane “Kicker”, thuhet se pesë lojtarët janë të irrituar nga fakti që ky lajm është bërë publik. Kjo më pas thuhet se ka ndikuar në rënien e moralit dhe humbjen e besimit të lojtarëve te klubi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore