Sport

Kimmich nuk pranon të vaksinohet, në Gjermani plasin polemikat


Lojtari i Bayern Munich-ut dhe Kombëtares së Gjermanisë, Joshua Kimmich ka deklaruar se nuk dëshiron ta bëjë vaksinën anti-COVID. Kjo pasi ka një “mungesë të studimeve afatgjata”, raportojnë mediat gjermane.

Lojtari ka marrë shumë kritika, edhe pse e djathta ekstreme Afd në Gjermani është pozicionuar në krahun e tij.

Alena Buyx, presidente e Këshillit Gjerman të Etikës, i ka tërhequr vëmendjen 26-vjeçarit duke thënë se “ai nuk është i informuar mirë ose ndosha është shumë keq”.

Një prej legjendave të Bayern Munich-ut dhe drejtor aktual në klub, Oliver Kahn, tha se “Mund të rekomandojmë që të vaksinohen të gjithë, por duhet të respektojmë edhe ata që kanë mendime të tjera”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore