Plani i ri i Charles Michel për të shkatërruar von der Leyen: Kryeministri grek duhet të marrë punën e saj
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/06/Untitled-82.png)
Charles Michel ka dalë me planin e tij të fundit për të rrëzuar Ursula von der Leyen.
Presidenti i Këshillit Evropian po u tregon liderëve të BE-së një ide: kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis duhet të marrë detyrën e von der Leyen.
Kështu të paktën shkruan prestigjiozja “Politico”, e cila ka biseduar me pesë diplomatë dhe zyrtarë të BE-së, të cilëve iu dha anonimiteti për të folur.
Një mandat i dytë mund të jetë gati për von der Leyen, por kjo nuk e ka penguar Michelin të sugjerojë alternativa.
Diplomatët dhe zyrtarët e quajtën atë një përpjekje tjetër të dëshpëruar për të rrëzuar von der Leyen.
“Michel ka një kuti me lëvozhga bananeje që von der Leyen të rrëshqasë dhe ai po e zbraz atë”, tha një zyrtar i BE-së.
“Në rastin më të mirë kjo është duke krijuar bezdi, në rastin më të keq kjo është destabilizuese”.
Për ta shtyrë thikën edhe më tej, Michel po sugjeron në bisedat e tij se kryeministrja daneze Mette Frederiksen mund të jetë një presidente më e mirë e Këshillit Evropian sesa ish-kryeministri portugez António Costa, i cili pëlqehet shumë nga von der Leyen.
“Edhe një herë, këto janë lajme të rreme dhe gënjeshtra. Presidenti është konsultuar me të gjithë udhëheqësit individualisht për procesin e punës së lartë. Asnjë emër specifik nuk është përmendur nga Presidenti në këtë fazë”, tha Ecaterina Casinge, zëdhënëse e Michel.
Michel është përgjegjëse për arritjen e një marrëveshjeje politike midis liderëve evropianë për të emëruar krerët e Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, Parlamentit Evropian dhe krahu i politikës së jashtme të BE-së.
“Nuk ka asnjë rol për Michel në këtë proces, përveç atij në kokën e tij”, tha një diplomat i BE-së.
Në ditët pas zgjedhjeve evropiane, u shfaq një konsensus midis 27 krerëve të shteteve dhe qeverive që von der Leyen duhet të marrë një mandat të dytë dhe se Costa duhet të jetë presidenti i ri i Këshillit Evropian (puna aktuale e Michel).
Mitsotakis ka përjashtuar vazhdimisht se ai është duke kërkuar një punë në Bruksel.
Sipas Aristotelia Peloni, drejtoreshë e komunikimeve strategjike ndërkombëtare të kryeministrit grek, Mitsotakis “ka përjashtuar vazhdimisht mundësinë e interesimit për ndonjë nga postet kryesore në Bruksel”.
“Dhe ai ka folur me zë të lartë dhe qartë. Ai po e mbështet 100 për qind Ursula von der Leyen për Presidente të Komisionit siç e ka bërë që në fillim”.
Thanasis Bakolas, sekretari i përgjithshëm i Partisë Popullore Evropiane, i cili është grek, e quajti skenarin e Mitsotakis dhe Frederiksen “krejt qesharak”.
Një nga zyrtarët e BE-së, në mbrojtje të Michel, tha se është normale që ai të testojë ujërat me emra të ndryshëm për paketën kryesore të vendeve të punës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Borrell: Kosova s’ishte e gatshme për takim trelateral, Kurti paraqiti tri kushte
-
Grusht shteti në Bolivi, presidenti i kërkon qytetarëve të dalin rrugëve dhe ta mbrojnë
-
Rama flet rreth “dashurisë së verbër” për Evropën dhe zbulon nëse Netanyahu do të arrestohej në Shqipëri pas vendimit të GJNP-së
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh nga rajoni i Mitrovicës