Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, ka vlerësuar se siguria e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetet perëndimore dhe NATO-n.
“Siguria e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe kjo është arsyeja pse NATO përforcoi trupat e saj edhe këtu…Kjo është arsyeja pse siguria në këtë vend do të ketë rëndësi në të ardhmen, por edhe pse siguria ekonomike do të ketë rëndësi edhe për brezin e ri”, ka thënë ish-ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë, për agjencinë e lajmeve, Kosova Press.
Duke potencuar faktin se në këtë situatë nuk ka rrezik për luftë në rajon, Robertson vlerëson se nëse Rusia triumfon ndaj Ukrainës, atëherë Ballkani Perëndimor do të jenë një zonë tjetër ku presidenti rus, Vladimir Putin do të bëjë telashe.
“Nuk besoj se ekziston rreziku i luftës në Ballkan, por Rusia po ndërhyn në këtë rajon ashtu siç po sulmon Ukrainën. Dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që vendet evropiane të bashkohen për të siguruar që Putini të mos ketë sukses në Ukrainë. Nëse ai ka sukses në Ukrainë, atëherë Ballkani Perëndimor do të jetë një zonë tjetër ku ai do të bëjë telashe”, ka shtuar ai.
I pyetur për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, Robertson thotë se anëtarësimi i plotë i Kosovës në NATO, do të sillte paqe të qëndrueshme në rajon.
“Anëtarësimi në NATO është çështje e organizatës së NATO-s. Unë jam një ish-sekretar i përgjithshëm, nuk kam asnjë kontroll mbi atë që po ndodh sot”.
Robertson, qëndroi në Kosovë gjatë kësaj jave në nderim të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kandiç për anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd: Serbisë si kjo duhet pasur frikë
-
Ekskluzive: Albanian Post publikon sondazhin e fundit të realizuar në Kosovë – veç përqindjeve të partive, edhe shumë të dhëna të tjera
-
Arrestohet edhe një person për krime lufte në Kosovë
-
Hamza me Hovenierin për rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës e SHBA-së
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albanian Post publikon sondazhin e fundit të realizuar në Kosovë – veç përqindjeve të partive, edhe shumë të dhëna të tjera
-
Kushtet e Kurtit për takim me Vuçiç-in: Thjesht blof, lojë me publikun
-
A mund të dërgojë vërtet Kim ushtarë të Koresë së Veriut për të ndihmuar rusët në Ukrainë?
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për tatimin e profesioneve të lira