![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/05/muraaaaaaaaa.jpg)
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, e ka shënuar golin e barazimit në minutën e 90-të kundër Getafes, derisa skuadra e tij ka fituar 2:1 në xhiron e fundit në La Ligën e Spanjës.
Ndryshe, Muriqi ka shënuar këtë kampionat shtatë gola dhe ka asistuar dy herë për skuadrën e tij e cila përfundoi sezonin në vendin e 14-të me 40 pikë.
Mallorca ka shpalosur interesimin e saj për të mbajtur Vedat Muriqin më gjatë në skuadër, pasi ai ka qenë një pjesë thelbësore për ta për dy sezonet e fundit.
¡CABEZAZO DE VEDAT MURIQI!
¡QUÉ ASISTENCIA DE CABEZA DE ANTONIO RAÍLLO!
📽️ @PushGoals pic.twitter.com/nf4lFo9PWr— Football Report (@FootballReprt) May 26, 2024
Klubi spanjoll ka theksuar rëndësinë e Muriqit dhe kontributin e tij në suksesin e skuadrës në luftën për të mbetur në La Liga.
Por, ata kanë lënë gjithçka në duart e sulmuesit, raportojnë mediat në Spanjë. Muriqi i është përgjigjur zërave për largimin e tij të mundshëm nga Mallorca me deklarata besnikërie ndaj klubit.
Lojtari ka deklaruar se është i lumtur te Mallorca dhe se nuk do të mendojë të largohet nga skuadra nëse trajneri ose bordi nuk tregojnë ndryshe, diçka që duket se nuk po ndodh.
Kështu, e ardhmja e tij, të paktën në afat të shkurtër, duket e lidhur me klubin e Mallorca-s.
Pavarësisht deklaratave të Muriqit, janë shfaqur zëra për interesimin e klubeve të tjera, si Sevilla apo Atletico Madrid, për nënshkrimin e lojtarit.
Megjithatë, Muriqi e ka bërë të qartë se prioriteti i tij është të qëndrojë te Mallorca dhe se do të ishte i gatshëm të vazhdonte kontratën nëse i jepet mundësia, diçka që do të prishte planet e të dyja skuadrave për të marrë shërbimet e tij për 2024-25.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Euro 2024: Katër ndeshje të rezervuara, luhet gjithçka në grupin C dhe D
-
Grupi i ‘vdekjes’, që bëri Kombëtaren të frymojë – Shqipëria e të ardhmes është gati sot
-
Anglia, Franca dhe Holanda kualifikohen nga grupi, pasi Shqipëria u mund nga Spanja
-
Nuk u aktivizua në Euro 2024, shpërthen babai i Ismajlit: Tradhëti, i vodhën ëndrrën
Lajmet kryesore
-
Mjekët skemë abuzive ndaj pacientëve me kancer – Si e zbuloi Prokuroria ‘rrjetin’ e Onkologjikut
-
Grupi i ‘vdekjes’, që bëri Kombëtaren të frymojë – Shqipëria e të ardhmes është gati sot
-
Gjykata e Lartë izraelite thotë se ultra-ortodoksët duhet të shërbejnë në ushtri, qeveria në rrezik
-
Vogel: Dialogu Kosovë-Serbi në gjendje të keqe – takimi Kurti-Vuçiç performancë