![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/05/640-0-1716705032xpolicia-naten-1-169.jpg)
Një shtetas rus 66-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e 25 majit në banesën e tij në Golem të Kavajës.
Në bazë të një njoftimi zyrtar, rreth orës 22:00, Policia e Kavajës është njoftuar se shtetasi rus V. U., rreth 66 vjeç, i cili jetonte në katin e tretë të një pallati në Golem të Kavajës, nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon.
“Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar se dera e jashtme e banesës ishte e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur pa shenja jete shtetasin V. U”, njoftoi policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qeveria miraton rritjen e pagave të administratës, synohet mesatarja 105 mijë lekë
-
Basha uron Rutte-n: Lidershipi dhe vizioni i tij euro-atlantik është jetik për sigurinë dhe stabilitetin e NATO-s
-
PD vijon akuzat në Komisionin e TIMS: Me kërkesë të politikës, u cenua siguria kombëtare
-
Përfundon në pranga 29-vjeçari, shantazhonte dhe shfrytëzonte shtetase të huaja për prostitucion
Lajmet kryesore
-
PD vijon akuzat në Komisionin e TIMS: Me kërkesë të politikës, u cenua siguria kombëtare
-
Qeveria miraton rritjen e pagave të administratës, synohet mesatarja 105 mijë lekë
-
Rutte thotë fjalët e para si shefi i ri i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive
-
Raportet e shefit të ri të NATO-s me Kosovën