![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/05/Antonio-Conte-24052024-MilanLive.jpg)
Shumë burime në Itali raportojnë se Antonio Conte do të bjerë dakord për një kontratë trevjeçare me Napoli-n me vlerë 6.5 milionë euro në sezon plus bonuse.
Negociatat janë zvarritur për javë të tëra, por u intensifikuan gjatë dy ditëve të fundit kur u bë e qartë se Gian Piero Gasperini do të preferonte të qëndronte me Atalanta-n.
Pavarësisht të gjitha spekulimeve të gazetave, Napoli është i vetmi klub italian që bëri një përpjekje të vërtetë për të nënshkruar me Conte-n dhe ai dëshiron një kthim në shtëpi për të qenë më afër familjes së tij pas një viti pushim.
Sipas “Sportitalia”, “DAZN” dhe më shumë, Conte ka pranuar një ulje page dhe do të marrë rreth 6.5 milionë euro në sezon plus bonuse për të nënshkruar një kontratë trevjeçare në “Stadio Diego Armando Maradona”.
Natyrisht, ish-trajneri i Inter-it dhe Tottenham-it gjithashtu kërkoi siguri për investime në tregun e transferimeve nëse do të pranonte të punonte me presidentin Aurelio de Laurentiis.
Nëse do të ketë probleme me vendosjen e stilolapsit në letër, atëherë Stefano Pioli mbetet zgjedhja tjetër, i sapo liruar nga Milan-i.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Asnjë gol në Grupin C: Anglia, Danimarka dhe Sllovenia kualifikohen, Serbia jashtë Euro 2024
-
Spektakël në Grupin D: Austria del e para, Franca e dyta, Holanda e treta
-
Euro 2024: Katër ndeshje të rezervuara, luhet gjithçka në grupin C dhe D
-
Grupi i ‘vdekjes’, që bëri Kombëtaren të frymojë – Shqipëria e të ardhmes është gati sot
Lajmet kryesore
-
Kurti, rekordmeni i takimeve me Vuçiç-in
-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
-
18 milionë dollarë investime nga fondet “e qëndrueshme” të rregulluara nga BE shkojnë për ndotësit më të mëdhenj
-
Konstituimi i Komisionit të Dezinformimit – Opozita jo uniformë, Doda dhe Mediu të pranishëm