Gjithçka si në vitet 90-ta, kjo është shtëpia-shkollë që nxori 9 gjenerata në kohën e okupimit
Në shtëpinë e cila u shndërrua në shkollë nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, në Prishtinë, gjatë viteve të 90-ta mbajtën mësim.
Familja Hertica vendosi që ta bëj këtë veprim madhështor.
Brenda kësaj shtëpie shkolle gjenden shumë fotografi, këpucë, tabela shkollore, banka, karrige të cilat përpos që dëshmojnë shumë momente të kësaj periudhe ato edhe tregojnë veprimet barbare të pushtetit serb për të rrënuar arsimin shqip.
Përfaqësuesja e familjes, Azemine Aliu, për Albanian Post ka rrëfyer historinë që ruhet brenda mureve të këtij objekti.
Kjo shkollë ka pasur 11 klasë dhe nxënësit kanë mësuar me dy ndërrime.
Pavarësisht rrezikut në të u shkolluan plot nëntë gjenerata.
Aliu ka potencuar se nuk ka pasur asnjë mbështetje nga shteti e Komuna e Prishtinës.
Si rrjedhojë, ata vendosën që me forcat e veta të ndërhyjnë në objekt.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria barazon ndaj Kroacisë, një ndeshje që mund të ishte fituar
-
Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen për financimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit
-
Industria e transportit kërkon veprim në Detin e Kuq, ndërsa Houthit fundosin anijen e dytë
-
Lajçak pas takimit me Vuçiç-in: U dakorduam për hapat e ardhshëm në dialog