Sport

Shkëmbim Dybala – Icardi?


Juventus ka kontaktuar Paris Saint-Germain-in për një shkëmbim të mundshëm mes argjentinasve, Dybala – Icardi.

Corriere Dello Sport raporton që Juventus-i do të takohet me agjentet dhe gruan e Icardi-t, Ëanda Nara, për të diskutuar një transfer të mundshëm të futbollistit në “Allianz Stadium”.

PSG dhe Juventus kanë kontaktuar disa herë me njëra-tjetrën.

Kontrata e Dybala-s skadon në 2022, dhe Juventus-i ose duhet ta shesë këtë verë, ose të ja rinovoj kontratën ose më e keqja, ta humb me shifra zero verën e ardhshme.

Goli përballë Napoli-t nuk ishte i mjaftueshëm për përmirsimin e marëdhënieve të Dybala-s me Juventinët.

Icardi nuk po gjen qetësinë te PSG gjithashtu, me Moise Kean-in që i ka zënë vendin.

Argjentinasi dëshiron një skuadër që i premton minuta, dhe Juventus-i mund të jetë një ndër to.

Me Morata-n që me shumë mundësi do të kthehet te Atletico Madrid-i këtë verë, Icardi konsiderohet si zgjidhje perfekte në kampin bardhezi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore