Amfiteatri i famshëm amerikan, “Hollywood Bowl”, i cili gjendet në Los Angeles njoftoi se do të rihapet këtë verë, më shumë se një vit pasi mbylli portat e tij për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Në njoftimin e publikuar thuahet se ky amfiteatër planifikon të rihapet në maj me një audiencë me kapacitet të kufizuar prej rreth 4,000 vizitorësh, kapaciteti normal i të cilit zë, mbi 17.000 vizitorë.
Ndërsa, katër koncertet e para që do të mbahen në “Hollywood Bowl” do të jenë ngjarje falas të sponsorizuara nga konsorciumi amerikan, Kaiser Permanente për punonjësit e kujdesit shëndetësor, reaguesit e parë dhe punëtorët thelbësorë “si një gjest falënderimi për gjithçka që kanë bërë për Los Anxhelos gjatë gjithë pandemisë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Detaje të mëtejshme mbi artistët dhe datat për koncertet e verës do të shpallen më 11 maj.
“Ndërsa përgatitemi të rihapim, shëndeti dhe siguria e audiencës, artistëve dhe stafit tonë është përparësia jonë kryesore,” thuhej më tej në njoftim.
Tutje ata theksuan se – “Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që ju të keni një përvojë të jashtëzakonshme të Bowl, me besim në politikat dhe procedurat e krijuara për sigurinë e mysafirëve tanë”.
Hollywood Bowl pret rreth 110 koncerte gjatë një vere të zakonshme, pa coronavirus e probleme të tjera, dhe është një nga amfiteatrot më të mëdhenj në natyrë në botë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“The Fall Guy” nuk arrin lartësitë e nevojshme për të bërë një spërkatje vërtet të madhe
-
Amy Schumer dhe Jennifer Lawrence synojnë të sjellin një film, por jo komedinë e premtuar vite më parë
-
Vajza e Beyonce dhe Jay Z, Blue Ivy Carter debuton në botën e filmave
-
Meryl Streep bën shaka duke thënë se Nicole Kidman është aq e mirë në aktrim saqë është “traumatizuese”
Lajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
Si ‘gangsterët’ ballkanikë u bënë furnizuesit kryesorë të kokainës në Evropë
-
Lirimi nga burgu i themeluesit të Agimit të Artë zemëron antifashistët grekë
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive