Nëntëmbëdhjetë oficerë u plagosën më 8 prill gjatë mbrëmjes, duke e çuar numrin e personave të plagosur në 74 në Irlandën e Veriut.
Për herë të parë pas gjashtë vitesh policia hodhi ujë për të shpërndarë protestuesit. Kjo masë u morr pas sulmeve të përsëritura në Belfast.
Turmat protestuan në të dy anët që të dy zonat në Belfast.
molotov, fishekzjarrë dhe gurë u përdorën sërish për të sulmuar policinë. Që nga 29 marsi policia po përballet me protesta.
Shumica e lëndimeve të oficerëve ndodhën për shkak të fishekzjarrëve që ndodheshin pranë tyre.
Në një tweet që postoi mbrëmjen e tetë prillit, ministrja e Drejtësisë Naomi Long deklaroi ndër të tjera së “vazhdimi i dhunës “ishte krejtësisht i pamatur “.
Dhuna vjen pas shqetësimeve që duket se janë gjithnjë e më shumë në rritje në komunitetin pro-britanik, pas pengesave të reja tregtare midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar (MB). Shqetësimet u rritën pas daljes së MB-së nga Bashkimi Evropian (BE).
Këto incidente ngrenë spektrin e “problemeve”, si edhe të përplasjeve të përgjakshme midis republikanëve dhe unionistëve në tre dekada.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ilir Meta është presidenti i Partisë së Lirisë
-
Partitë shqiptare në Bujanoc nënshkruajnë marrëveshje paszgjedhore për të ruajtur shumicën
-
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman i financave
-
Ndërtimi i TEC-it në Roskovec, Balla: Investim strategjik, zero risk për mjedisin