Një zyrtar i lartë rus ka paralajmëruar se Moska mund të ndërhyjë për të ndihmuar rezidentët rusisht-folës në Ukrainë, nëse këta të fundit lëshojnë një sulm ndaj separatistëve të zonës.
Rebelët e mbështetur nga Rusia, janë përplasur me trupat ukrainase në lindje të vendit gjatë kësaj kohe. Gjithashtu Rusia ka vendosur forca të armatosura në kufi me Ukrainën.
Zyrtari i lartë rus, Dmitry Kozak, tha se “forcat ruse mund të ndërhyjnë për të ‘mbrojtur’ qytetarët”. “Gjithçka varet nga përshkallëzimi i konfliktit”.
Ai po ashtu paralajmëroi se kjo mund të shënjojë “fillimin e fundit” për Ukrainën – “Do t’i japim jo një goditje në këmbë, por një grusht në fytyrë”.
SHBA-ja dhe Gjermania nga ana tjetër, kanë shprehur shqetësim të madh për rritjen e tensioneve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet