Qeveria ka emëruar Gentian Gjylin në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Më parë ai mbante postin e zëvendësdrejtorit.
Kjo, pas arrestimit të Evis Berberit dy javë më parë.
SPAK e hetoi Berberin pasi gjatë kohës që ai ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë gjashtë tendera kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj “NET – GROUP”, sh.p.k.
Kjo e fundit – përmes transaksioneve – paratë ia kalonte kompanisë “DAAM” që Berberi zotëronte dhe kontrollonte në mënyrë indirekte.
SPAK thotë se përfitim i Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro, të cilat janë investuar në pasuri të paluajtshme.
Gjatë kontrollit në banesën e Berberit u gjetën gati 4 milionë lekë si dhe piktura të cilat janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi pretendon të jetë artist duke pohuar se i kishte realizuar vetë.
Ndërkaq, SPAK ka zbardhur zyrtarisht akuzën ndaj Evis Berberit, ish-drejtuesit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili u arrestua mbrëmjen e 13 marsit me urdhër të gjykatës.
Po ashtu, ndaj Berberit ishte zhvilluar edhe një kontroll i imtësishëm në banesë nga prokurorët e BKH-së, me urdhër të SPAK. E gjitha, pasi Prokuroria e Posaçme kishte hapur një hetim për korrupsion dhe pastrim parash ndaj Berberit.
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, siç mësohet kanë gjetur shuma parash në banesën e Berberit, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes akteve korruptive.
GJKKO lë në burg Evis Berberin dhe dy ortakët e tij, çfarë u tha në seancë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar