Raporti i fundit i publikuar nga agjencia e vlerësimit të kreditit, Standard & Poor’s, e ka përmirësuar për të parën herë në shumë vite vlerësimin ndaj Shqipërisë, duke e kaluar nga një pozitë B+ në një pozitë BB-.
Sipas raportit, kjo lidhet me faktin e përmirësimit të pozicionit fiskal dhe atij të jashtëm të vendit.
Ky përmirësim i vlerësimit vjen si një njohje e qëndrueshmërisë ekonomike të Shqipërisë dhe menaxhimit të matur të financave publike në përballje me një sërë sfidash të njëpasnjëshme.
Agjencia ka vlerësuar aftësinë e Shqipërisë për të treguar një vijimësi në përballimin e goditjeve dhe sfidave të vazhdueshme financiare, ku përmendet tërmeti i nëntorit 2019, pandemia COVID-19, apo lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, e cila ka prekur gjithë kontinentin.
Pavarësisht pengesave të parashtruara, agjencia ka vlerësuar se Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike mbresëlënëse, në një mesatare prej 5.8% gjatë tre viteve të fundit, ku janë përmirësuar edhe parametrat e financave publike.
Përtej pozitës së përmirësuar fiskale, Standard & Poor’s vlerëson se Shqipëria ka forcuar gjithashtu bilancin e saj të jashtëm. Kjo i atribuohet akumulimit të aseteve publike, kryesisht rezervave valutore dhe të ardhurave në rritje të shërbimeve nga sektori në zhvillim i turizmit.
Agjencia më tej parashikon se perspektivat e rritjes së moderuar të Shqipërisë dhe rezervat relativisht të larta ofrojnë një mbrojtje ndaj goditjeve të mundshme të jashtme.
S&P gjithashtu pret që autoritetet të mbeten të matura nga ana fiskale, duke mbajtur borxhin publik në një trajektore të qëndrueshme dhe gradualisht rënëse.
Agjencia ka vlerësuar më tej se Shqipëria do të ndërmarrë hapa institucionalë në mbështetje të ofertës së saj për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.
Vendi ka zbatuar një sërë reformash për të kapërcyer pengesat në infrastrukturë, duke përafruar më tej kuadrin ligjor, i shtyrë nga ambicia e tij për t’u bashkuar me BE-në.
Megjithatë, sfidat e brendshme kërkojnë reforma të vazhdueshme strukturore për t’u harmonizuar me acquis të BE-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Amnistia, garanton Bardhi
-
Pagoi Nuredin Dumanin që t’i vriste gruan, dënohet me 2 vite burg ish-avokati Alban Bengasi
-
Begaj uron Siljanovska-Davkova-n: Së bashku do të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet mes vendeve
-
Ceremonia tradicionale “Karli i Madh”, Rama: Luajti një rol kyç në formësimin e historisë
Lajmet kryesore
-
Krejt çka ndodhi në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, fituesit dhe humbësit
-
Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Amnistia, garanton Bardhi
-
Scholz do të jetë në krye edhe nëse SPD paraqitet dobët në Evropë
-
Bislimi e uron VMRO-DPMNE-në për fitoren, shprehet i gatshëm të punojë me Mickoskin