Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se Shqipëria është hequr nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë infektimi nga COVID-19, nga autoritetet zvicerane.
Nga data 8 prill, shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Zvicrës nuk do të kenë më detyrim karantinimi në momentin e mbërritjes.
Të gjithë udhëtarët që do të udhëtojnë nga Shqipëria në rrugë ajrore në drejtim të Zvicrës do të duhet të plotësojnë një formular digjital me të dhëna dhe të paraqesin rezultatin negativ të testit PCR të kryer jo më herët se 72 orë para udhëtimit.
Qytetarët që do të udhëtojnë në rrugë tokësore duke përdorur mjetet e transportit publik do të duhet të plotësojnë vetëm formularin digjital, duke pasur detyrimin e paraqitjes së testit negativ PCR kundër COVID-19.
Njoftohet se shtetasit që do të udhëtojnë me automjete private në rrugë tokësore nuk kanë detyrim të paraqesin asnjë nga dokumentet e mësipërme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
-
Veliaj pretendon sërish se ‘takimin me SPAK e ka kërkuar vetë’
Lajmet kryesore
-
Hamasi pranon armëpushimin
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Konjufca kundër Taravarit: Çdo votë për kandidaten e VMRO-së është votë antishqiptare