Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të enjten, ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në margjinat e Samitit për Energjinë Bërthamore në Bruksel.
Siç ka njoftuar vetë Vuçiç përmes një postimi në platformën sociale, Facebook, me Macron në takim është diskutuar edhe për situatën në Kosovë dhe siç ka pretenduar ai “për presionin në rritje ndaj popullit serb”.
“Populli serb është vënë në pozitë jashtëzakonisht të vështirë pas lëvizjeve të fundit të Prishtinës”, ka pretenduar Vuçiç.
Ndër të tjera Vuçiç ka njoftuar se takimi me Macron ka qenë “ i përzemërt”.
“Me Macron shkëmbeva mendime për shumë çështje të rëndësishme si dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit të Serbisë dhe Francës”.
Ndryshe të njëjtat ankesa, Vuçiç, bëri edhe në takimin që ai realizoi me të deleguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, javën e kaluar.
Vuçiç deklaroi se tema kryesore e takimit ka qenë situata në Kosovë dhe siç pretendon ai “kushtet e padurueshme për jetët e komunitetit serb” në Kosovë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Berisha humb apelin në Londër”, mbetet non grata në Britani
-
Rrumbullaku urdhëron thellimin e procesit të verifikimit të integritetit të punonjësve të Policisë
-
Von der Leyen fshehu raportin për shkeljen e lirisë së mediave në Itali, për të marrë mbështetjen e Melonit
-
Stano: Bislimi s’ka nevojë të spekulojë rreth raportit të Borrellit për masat