“Projekti i baterive do të ndikojë në sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, kryeshefi i KOSTT-it takohet me zv.presidentin e MCC-së
Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, është takuar me një delegacion të lartë të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit – MCC-së, të prirë nga zëvendëspresidenti dhe këshilltari i përgjithshëm i MCC-së, Peter Jaffe.
Sipas njoftimit për media, në këtë takim u diskutua rreth angazhimeve të KOSTT si njëri nga partnerët kyç në implementimin e projektit të sistemit akumulues të baterive, njëra nga të cilat do të menaxhohet nga KOSTT si dhe përgatitjet për plotësimin e detyrave që rrjedhin nga marrëveshja e Programit Kompakt e nënshkruar në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
“Kryeshefi informoi Jaffe dhe ekipin e tij për rolin dhe përgjegjësitë e KOSTT në sistemin elektroenergjetik të Kosovës, sfidat me të cilat është përballur viteve të fundit dhe projektet në të ardhmen. Me këtë rast të pranishmit vizituan edhe Qendrën Nacionale Dispeçerike në kuadër të KOSTT”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Zeqiri duke i falënderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, siguroi të pranishmit që KOSTT do të vazhdoj përkushtimin në përmbushjen e detyrave dhe plotësimin e kushteve gjatë procesit të implementimit të projektit të baterive.
“Projekti i baterivedo të ketë ndikim të theksuar në balancimin e sistemit në kohë reale si dhe do të ndikojë në sigurinë e furnizimit me energji elektrike për qytetarët e vendit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-piloti i Marinës amerikane i arrestuar në Australi ka punuar me hakerët kinezë, thotë avokati
-
Hetimi ndaj Trump | Johnson: Do ta mbajmë përgjegjës Smithin për abuzimet
-
Vdes njeriu që kishte transplantuar për herë të parë veshkën e derrit
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar