Skuadra e Arsenal-it ka konfirmuar dëmtimin e mbrojtësit të tyre, Kieran Tierney-t. Ai pritet të mungojë katër deri në gjashtë javë, pasi dëmtoi ligamentin e gjurit të majtë, në ndeshjen përballë Liverpool-it.
Në ndeshjen e së shtunës Tierney u detyrua ta lërë fushën e lojës përpara mbarimit të saj. Ai është përballur disa herë me lëndime, që nga koha e mbërritjes në Londër. Dëmtimi i funidt ishte në fillim të këtij viti.
Arsenal-i ka reaguar në median sociale, duke konfirmuar dëmtimin dhe mungesën e mbrojtësit për disa kohë.
“Gjuri i majtë. Kieran-i pësoi dëmtim të ligamentit në gjurin e majtë gjatë ndeshjes së të shtunës kundër Liverpool-it. Nuk do të ketë ndërhyrje kirurgjikale dhe shpresohet që Kieran-i të kthehet në stërvitje të plotë brenda katër deri në gjashtë javë”, thuhej në deklaratë.
Këtë sezon Tierney ka bërë 33 paraqitje në të gjitha garat dhe dëmtimi i tij, pritet të sjellë jo pak probleme te topçinjtë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meloni mbron publikisht Ramën dhe shqiptarët: U linçuan nga Rai vetëm sepse donin të ndihmonin Italinë
-
Tritol banesës së gjyqtarit, reagon ministri i Drejtësisë
-
Macron dëshiron të hapë debatin mbi parandalimin bërthamor evropian
-
Pas Prizrenit, më 2 maj edhe Tirana e dekoron Ali Ahmetin me titullin “Qytetar Nderi”