Ndonëse rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës e cila ndalon përdorimin e dinarit në territorin e Kosovës ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, politologu serb nga Veriu i Kosovës, Ognjen Gogiç, ka thënë se ky vendim nuk ka ndryshuar asgjë në terren meqë valuta shtetërore serbe ende po përdoret për shit-blerje.
Megjithatë, sipas tij, ka një ndjenjë pasigurie dhe panik midis serbëve të Kosovës për atë që mund të ndodhë.
“Kur u njoftua se ky vendim do të hyjë në fuqi, bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht diplomatët në Kosovë, kërkuan që të shtyhet zbatimi i vendimit, por konkretisht theksuan se vendimi do të prekë pjesën më të cenueshme të popullatës serbe, ata që marrin pensionet në dorë. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi”, ka pohuar ai në një intervistë për mediumin serb, N1.
Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) akuzuan Qeverinë e Kosovës se nëpërmjet “lëvizjeve të njëanshme” është duke nxitur “tensione të panevojshme” në pjesën veriore të vendit të banuar me serbë etnikë, ndërsa kërkoi shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së nën arsyetimin se mund të ketë ndikim negativ te komuniteti serb në Kosovë.
Megjithë thirrjet e SHBA-së dhe BE-së ndaj Qeverisë së Kosovës që të ndryshojë kursin, kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, nuk u lëkund nga pozicioni për ndalimin e qarkullimit dhe përdorimit të dinarit serb nën argumentin e shtrirjes së “ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë” në çdo cep të territorit, përfshirë veriun e trazuar të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Robertson për Thaçin: Një person i ndërlikuar, por lider gjigand – ndoshta do të kthehet në skenë
-
Vdiq Sylë Tahirsylaj
-
Kurti në 100-vjetorin e zgjedhjes së Fan Nolit kryeministër: Një patriot që u përpoq ta orientonte drejt Shqipërinë
-
Osmani takon këshilltarët e Bidenit për çështje të sigurisë, flasin për rolin jetik të SHBA-së në ruajtjen e paqes