Lajme

Zbritje e gabuar e aeroplanit të Ethiopian Airlines në Zambia


Një aeroplan i kompanisë ajrore, Ethiopian Airlines, është ulur gabimisht në një aeroport në Zambia, i cili është ende në ndërtim e sipër.

Agjencia e lajmeve, DW, zbulon nëpërmjet një zyrtari qeveritar se pjesa e ngarkesës së aeroplanit u ul nw aeroportin e papërfunduar në provincën veriore të Copperbelt-it në Zambia.

Hapësira shërbehet aktualisht nga Aeroporti Ndërkombëtar Simon Mwansa Kapwepwe, i cili ndodhet afro 15 kilometra larg apo ndryshe, 9 milje larg.

“Kur ai ishte gati për t’u zbarkuar, po komunikonte me radarët dhe i thanë se ‘Ne nuk mund të të shohim’, kështu që ai përdori shikimin e tij pasi nuk kishte kontroll dhe u ul në një aeroport që ishte ende në ndërtim”, ka thënë sekretari i Ministrisë së Transportit, Misheck Lungu

Ndër të tjera, Lungu ka shtuar se nuk është shkaktuar asnjë dëm dhe se me të do të merreshin hetuesit, të cilët priten të lëshojnë një “raport gjithëpërfshirës”.

Nga ana tjetër, incidenti nuk është përmendur në llogarinë e kompanisë në platformën Twitter, por thjesht është konfirmuar se episodi ka ndodhur dhe se një hetim në bashkëpunim me autoritetet në Zambia është në zhvillim e sipër.

Lidhur me Zambia-n, është prodhuesi i dytë më i madh i bakrit në Afrikë me shumicën e materialit të vendosur në rajonin e Copperbelt-it.

Për sa i përket aeroportit të vendosur atje, ai ishte planifikuar të hapej në mes të vitit 2020, por u vonua për shkak të pandemisë së coronavirus-it.

Ndërtimi i aeroportit ka dashur një investim prej 397 milionë dollarësh dhe pasi të përfundojë do të ketë një kapacitet bartës më të madh se paraardhësi i tij dhe një sipërfaqe piste prej 3 mijë e 500 metrash.

DW tregon se fluturimet e ngarkesave kanë qenë një ndihmesë e madhe financiare për Ethiopian Airlines gjatë pandemisë duke përdorur dhjetëra aeroplanë pasagjerësh si transportues të mallrave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore