Këtë të martë në ora 9:30 do të rinis gjykimi në Gjykatën Speciale pas përfundimit të pushimit dimëror, derisa seanca e parë do mbahet ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalës, i njohur me nofkën komandant “Ujku”, i cili akuzohet për krime të pretenduara lufte, përfshirë akuzat për torturë dhe vrasje.
Gjykimi ndaj Shalës do të vazhdojë edhe të mërkurën, të enjten dhe të premten (10, 11 dhe 12 janar), ndërkaq seancat e fundit gjyqësore në rastin e komandant “Ujkut” për këtë muaj priten të mbahen më 19 dhe 22 janar.
Shala, i cili akuzohet për drejtimin e një burgu të improvizuar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë, ku edhe supozohet se janë keqtrajtuar njerëz, në nisje të gjykimit në Hagë (21 shkurt 2023), deklaroi se të gjitha akuzat ndaj tij janë të fabrikuara.
Ai u arrestua me 16 mars të vitit 2021 nga autoritete belge, derisa transferimi i tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës u bë më 15 prill 2021.
Ndërsa gjykimi ndaj ish-presidentit, ish-kryeparlamentarëve dhe ish-deputetit kosovar – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – do të vazhdojë të hënën e javës së ardhshme (15 janar) dhe seancë do të ketë edhe të martën, të mërkurën e të enjten (16, 17 dhe 18 janar).
Seancat tjera në rastin e katër ish-drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, priten të mbahen më 23, 24 dhe 25 janar, për të vazhduar edhe më 29, 30 dhe 31 janar, duke e çuar në 10 numrin e seancave gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së këtë muaj.
E aktakuza e përbashkët ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së – Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala – do të dorëzohet jo më vonë se 12 janari i këtij viti, menjëherë pas përfundimit të pushimit, pas kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për bashkimin e çështjeve gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për pengim të administrimit të drejtësisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Milovan Dreçun: Aktakuza kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, rezultat i punës sonë
-
“Në Hagë, Serbia tenton ta arrijë atë që s’e arriti më 1999 dhe 2008 në Kosovë”
-
Si bashkëpunoi Faik Imeri me Prokurorinë e Hagës për dëshmitarët në procesin kundër krerëve të UÇK-së?
-
Halit Sahitaj flet për një takim të tij dhe Faik Imerit në Beograd me krerët e BIA-s
Lajmet kryesore
-
Basha përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me Berishën
-
Hysaj kërkon ndjesë pas ‘gafës’ me Italinë, kërkon mirëkuptim dhe përqendrim për ndeshjet e ardhshme
-
‘Shota’ prezantohet në Paris – Makina e parë ushtarake shqiptare, pjesë e panairit EUROSATORY
-
Kurti: Opozita s’mund t’i shtyjë pafundësisht zgjedhjet – LVV-ja do ta fitojë kampionatin edhe kupën