Ljupço Palevski (59 vjeç), biznesmeni dhe politikani maqedonas, i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë në Maqedoninë e Veriut – Vanja Gjorçevska (17 vjeçe) nga qyteti i Shkupit dhe Pançe Zhezhovski (74 vjeç) nga qyteti i Velesit – mbrëmjen e 5 nëntorit është arrestuar në qytetin e Balıkesirit në Turqi, kanë njoftuar institucionet kompetente të Maqedonisë së Veriut.
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në një konferencë të jashtëzakonshme për media të martën në mbrëmje, ka konfirmuar se deri tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar për kidnapimin dhe vrasjen e 14-vjeçares, përfshirë edhe organizatorin kryesor dhe autorin e vrasjes, i cili ishte arratisur jashtë vendit pas kryerjes së krimit.
Spasovski ka thënë se Palevski është arrestuar në pjesën aziatike të Turqisë dhe ka pranuar se është organizatori i kidnapimit dhe autori i vrasjes së 14-vjeçares, ndërsa ka njoftuar se i dyshuari aktualisht ndodhet në qendrën e paraburgimit në shtetin turk dhe është në pritje të përfundimit të procedurës pas së cilës menjëherë do të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut.
“Ne kemi marrë një njoftim nga Turqia se organizatori dhe autori kryesor i vrasjes është kapur dhe privuar nga liria në territorin turk. Kjo ka qenë hallka e fundit e këtij akti të tmerrshëm që mungonte për të thënë se kemi përfunduar gjithçka që është brenda juridiksionit të Maqedonisë së Veriut për zbulimin dhe kapjen e kryerësve të krimit”, ka deklaruar Spakovski.
Trupi i pajetë i 14-vjeçares është gjetur të dielën e 3 dhjetorit në Shkup, ndërsa ai 74-vjeçarit është gjetur në Veleshtë. Organizatori dhe autori i vrasjes është kryetar i një partie pro-ruse të krahut të djathtë në Maqedoninë e Veriut. Ai ishte i angazhuar në biznesin e ndërtimit dhe ishte ndaluar në Serbi pas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Kroacia.
Insitucionet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se motivi i vrasjes ishte përfitimi material nga nëna e Gjorçevskës dhe se në këtë rast është i përfshirë edhe babai i 14-vjeçares, i cili, ka informuar anëtarët tjerë të grupit kriminal për kohën kur vajza është larguar nga shtëpia për në shkollë. Ai ndodhet në paraburgim, por i ka mohuar akuzat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Erdogan me sytë te Egjeu, energjia dhe emigracioni i parregullt, përpara takimit me Mitsotakis
-
Raundi i 7-të për dinarin gjatë javës – rasti i fundit për zgjidhje apo vazhdim i krizës?
-
Rama i shpërfill akuzat e Belerit, i quan histori të politikës greke
-
Komisioni Hetimor për shëndetësinë në ngërç, do të marrë zgjidhje?
Lajmet kryesore
-
Rama i shpërfill akuzat e Belerit, i quan histori të politikës greke
-
Komisioni Hetimor për shëndetësinë në ngërç, do të marrë zgjidhje?
-
Erdogan me sytë te Egjeu, energjia dhe emigracioni i parregullt, përpara takimit me Mitsotakis
-
Raundi i 7-të për dinarin gjatë javës – rasti i fundit për zgjidhje apo vazhdim i krizës?