Kurti: Liridona Ademaj u vra me paramendim – barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë po bie mbi supet e grave
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/11/albin-kurti-1.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor me paramendim dhe se ishte grua.
“Liridona Ademaj u vra me paramendim. U vra se ishte grua. Gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë”, shkroi Kurti në Facebook.
“Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore”, shtoi ai.
Kreu i qeverisë ka bërë thirrje që urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës, të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal.
“Kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv dhe të vetëdijshëm për detyrën e lartë shoqërore që bartin”, potencoi ai.
“Dhimbja është e madhe. Ndërgjegjja është kolektive, në secilën familje, shtëpi. Për ta parandaluar këso krime makabër, duhet të punojmë secili e secila, në secilën fushë e vend. Këtë kulturë patriarkale e mizogjene, këtë maskulinitet të dhunshëm e toksik e zhdukim vetëm ashtu”.
Kurti ka potencuar se qytetarët e Kosovës presin nga zyrtarët publikë që punojnë apo kanë punuar në institucionet shtetërore se duhet të jenë shembull pozitiv e progresiv në shoqëri për sjelljen e tyre ndaj partnerëve dhe në familje e jo kriminelë a mujsharë që besojnë se ia dalin.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/12/tresha-300x168.jpg)
Dosja e Prokurorisë, si bë plani për vrasjen e Liridonës?
Në dosjen e Prokurorisë Themelorë të Prishtinës thuhet se disa orë para se të vritej Liridona Ademaj, i dyshuari për rastin e organizimit të vrasjes së gruas së tij, Naim Murseli, ishte takuar me të dyshuarin Kushtrim Kokalla duke i thënë “sot duhet të kryhet kjo punë”, duke aluduar në vrasjen e Ademajt më 29 nëntor në Prishtinë.
“Naim Murseli i ka treguar te pandehurit Kushtrim për problemet e tij bashkëshortore me tani të ndjerën Liridona Murseli, i pandehuri Kushtrim i ka thënë ‘unë ta zgjidhi këtë punë’ dhe ndërkohë janë marrë vesh për një aksident të inskenuar”, thuhet në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga Kallxo.com.
Sipas organit të akuzës, e ndjera nuk kishte arritur të dalë nga vetura, meqë dyshohet se ishte qëlluar në pjesën e qafës më një plumb, duke mbetur e vdekur në vend.
Ky inskenim, ishte bërë pas një premtimi në shumë prej 30 mijë eurosh që Murseli i kishte bërë Plavës për kryerjen e këtij veprimi.
Por, i dyshuari Murseli, ka theksuar se ka qenë edhe vet i rrezikuar dhe nuk ka ikur nga vendi i ngjarjes ku iu vra gruaja.
“Nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë”, kishte thënë i dyshuari.
Cilat janë motivet që familjarët dyshojnë për këtë akt mizor?
Hajdar Ademaj, babai i Liridonës, të shtunën, duke folur për vrasjen e vajzës së saj, ka thënë se dyshon se ngjarja mund të jetë bërë shkaku i përfitimit nga sigurimi jetësor që Liridona ka në Suedi.
“E di që vajza ka qenë e siguruar atje ku ka qenë, pra në Suedi. Atje ka sigurim të madh. Po ta gjen ndonjë gjë, merrë para të mëdha”, tha babai i Liridonës për “News24”.
Ngjashëm si babai i Liridonës, dyshon edhe vëllai i saj, Leonard Ademaj.
“Çka mundem me ditë, e çka na shkon mendja është se Liridona ka pasur sigurime në Suedi. Sigurimi në Suedi paguan shuma marramendëse nëse i ndodhë një fatkeqësi njërit ose tjetrit prind”, tregoi dyshimet e tij Leonardi për televizionin publik.
Ose, shtoi ai, “mund me kon që ka mundur me mbet pa pare, me pas borxhe edhe me privuar nga jeta motrën tonë me ja marrë paret e sigurimit”.
Ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar të dielën masën e paraburgimit prej 1 muaji (30 ditë) ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e 30-vjeçares në kryeqytet.
Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës dhe organizatori i vrasjes, akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, dorasi i identifikuar nga Policia e Kosovës, Granit Plava, akuzohet për “vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kushtrim Kokalla, akuzohet për “marrëveshje për të kryer vrasje të rëndë”.
Në njoftimin e gjykatës të publikuar në “Facebook” të dielën, thuhet ndër të tjera se bashkëshorti i viktimës ia kishte siguruar edhe armën dorasit. Ademaj, sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë mbrëmjen e 29 nëntorit, ndërsa ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve vdekjeprurëse.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vidovdani kalon pa incidente, një person u arrestua nga policia
-
Ndalimi i festivalit “Mirdita, dobar dan”, MPJ: Vërteton se Serbia është kundër çdo lloj dialogu me Kosovën
-
Esktradimi i Radojiçiç-it në Kosovë, Selimi: Kusht ironik, Kushtetuta e Serbisë ndalon ekstradimin
-
Dëshmitari i 75-të në Speciale të hënën deklarohet në seancë të hapur
Lajmet kryesore
-
Sondazhi: VV dhe Guxo 41%, PDK 19.6, LDK 19.2 dhe AAK-Nisma 6%
-
Bardhi tha se kallëzoi Olsi Ramën në SPAK, kryeministri: Nuk ka pasur asnjë kallëzim
-
Refuzimi i Mickoksi-t për t’i miratuar ndryshimet kushtetuese: Për këtë arsye e zgjodhi “VLEN”-in dhe jo “Frontin Evropian”
-
Gjyqtarët s’ishin të ndarë, ashtu siç tha Kurti: 8 me 1 ishte raporti i votave për shumicën e neneve të rrëzuara të Ligjit për Byronë