Kompania “Facebook” ka deklaruar në datën 5 janar se shteti i Georgisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), do të bëhet përsëri pjesë e ndalimit të përkohshëm të reklamave politike.
Çdo reklamë në lidhje me zgjedhjet e balotazhit në Georgia do të ndalohet dhe reklamuesit nuk do të jenë në gjendje të publikojnë reklama të reja politike.
“Kjo është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të zvogëluar potencialin e konfuzionit ose abuzimit”, tha Facebook-u për kompanitë e reklamave transmeton Reuters.
Kujtojmë se e Facebook-u dhe e Google-i, vendosën të ndalonin reklamat politike edhe pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit , si pjesë e masave për të luftuar keqinformimin dhe abuzimet e tjera në faqet e internetit./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Zgjedhjet evropiane dhe loja e aleancave
-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla
-
Szunyog: Sulmet fizike, kërcënimet, gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve në Kosovë është për t’u shqetësuar