Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se pas ndërprerjes së punimeve në “rrugën A”, ato kanë rinisur sërish të martën e 21 nëntorit.
Lajmin e ka bërë të ditur Rama përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Lajm i mirë për Kryeqytetin! Rinisin punimet në rrugën “Jim Xhema” (Rruga A)”.
Ai ka sqaruar se ky vendim është aprovuar edhe nga shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale.
“Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale aprovon ankesat tona dhe shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit”.
I pari i Prishtinës, vendimin e Gjykatës Komerciale për t’i ndalë punimet në “Rrugën A”, e kishte konsideruar si një vendim që është i bazuar në interesa politike e grupe interesi, pasi që gjyqtarja që e kishte marrë këtë vendim është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Ai kishte kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të sigurojë që ky proces të jetë i drejtë, profesional, i paanshëm, dhe i bazuar vetëm në ligj.
Reagime të shumta për ndalimin e kësaj rruge kishte pasur edhe nga partitë opozitare nga ta sjellja në një rast të tillë tregon për një veprim të kontaminuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kush është Florian Coldea, këshilltari i Ramës, të cilin opozita e akuzon si “agjent rumun”
-
Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit, vendos Konferenca e Kryetarëve
-
BE-ja, Qeverisë: S’morët parasysh komentet tona për disa projektligje, jemi të shqetësuar
-
Kushtetuesja ia shpallë qeverisë “të pavlefshëm në tërësi” Ligjin për Byronë