Shqipëria

KPK konfirmon në detyrë Elisabeta Imerajn


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur sot më datë 1 prill, vendimin për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imerajn.

Vendimi i shpallur tregon konfirmimin e Imerajt në detyrë.

Drejtuesja, Elisabeta Imeraj doli një javë më parë para institucioneve të vetingut për vlerësimin e figurës.

Më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kreu vlerësimin etik dhe profesional të prokurores.

KLP votoi në mënyrë unanime lejimin e drejtueses së Prokurorisë , për ngjitjen në karrierë.

Vendimi ndaj Imeraj duhej të shpallej fillimisht të premten, por seanca u shty pa shpjegim nga KPK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore