Dodik e quan “kërcënim për sovranitetin” e BeH-së takimin e Kurtit me Komshiç’in dhe Beçiroviç’in
Presidenti ultra-nacionalist i republikës Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë (BeH) – Millorad Dodik, e ka quajtur “kërcënim për sovranitetin” e BeH-së takimi e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me kryetarin e presidencës trepalëshe (boshnjake, serbe dhe kroate) të BeH-së, Zhlejko Komshiç dhe anëtarin boshnjak Denis Beqiroviç.
Dodik ka pretenduar se ky takim i anëtarëve të presidencës së BeH-së me kryeministrin Kurti, “është një akt i drejtpërdrejtë i shkatërrimit të BeH-së”.
Kurti u takua me përfaqësuesit e presidencës së BeH-së gjatë vizitës së tij në Paris në Forumin e Paqes, me të cilët ka biseduar për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit.
Mirëpo, me këtë takim, sipas autoritarit Dodik, Komshiç dhe Beçiroviç “tregojnë në këtë mënyrë se janë të gatshëm të njohin atë (pavarësinë e Kosovës) që BeH nuk e njeh”, duke pretenduar se Beqiroviç dhe Komshiç “udhëheqin një politikë hipokrite” dhe se takimi i tyre me Kurtin “është një nga një sërë provokimesh të paramenduara”.
“Në rastin e BeH, ata vazhdimisht u përpoqën t’i ‘mësojnë mësime’ presidentit serb Aleksandër Vuçiç për sovranitetin dhe integritetin territorial”, ka theksuar Dodik, duke pretenduar se për Kosovën, të cilën e quajti “provincë jugore serbe”, ata “harrojnë këtë dhe sulmojnë drejtpërdrejt integritetin e Serbisë”.
“Po ashtu, kur përmendet shpërbërja paqësore në BeH, atëherë u mbushet goja me sovranitet dhe ‘shtetin’ e BeH-së, por janë të gatshëm të ndërhyjnë në punët e brendshme të Serbisë”, pretendon i sanksionuari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ai shtoi se s’ka asnjë vendim nga BeH për njohjen e Kosovës, dhe se Republika Srpska “kurrë nuk do të pajtohet me një gjë të tillë, pavarësisht nga qëndrimet e politikanëve në BeH”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Robertson për Thaçin: Një person i ndërlikuar, por lider gjigand – ndoshta do të kthehet në skenë
-
Vdiq Sylë Tahirsylaj
-
Kurti në 100-vjetorin e zgjedhjes së Fan Nolit kryeministër: Një patriot që u përpoq ta orientonte drejt Shqipërinë
-
Osmani takon këshilltarët e Bidenit për çështje të sigurisë, flasin për rolin jetik të SHBA-së në ruajtjen e paqes