Sport

NASCAR: “Buka e Prerë” fiton garën e parë


Nuk ishte aspak e lehtë për Joey Logano-n, por në fund ia arriti ta ngasë makinën e ta kalojë finish-in.

Çfarë është NASCAR? – Shoqëria Kombëtare e Garave me Makina të Pamodifikuara, ose shkurt NASCAR (National Association for Stock Car Auto Racing) është një kompani që zhvillon gara me makina kryesisht të përdorura, rezervë ose më mirë akoma të pamodifikuara.

Kompania është themeluar nga Bill France Sr. Në 1948. Djali i tij, Jim France, ka qenë Drejtori Ekzekutiv që më 6 gusht 2018. Qendra kryesore e NASCAR gjendet në Daytona Beach, Florida.

Çdo vit NASCAR zhvillon mbi 1 mijë e 5 qind gara në më shumë se 1 qind pista nëpër 48 shtetet e Amerikës. Jo vetëm në SHBA-të por, edhe në Kanada, Meksikë dhe Evropë.

Pista “Food City Dirt” ishte shesh-beteja e garës së 29 marsit të vlefshme për Kupën 2021, në të cilën Logano dhe ekipi i tij ia dolën përmes disa shkatërrime makinash, aksidentesh aty-për-aty në garë, mungesë të theksuar fushëpamjeje nëpërmjet pluhurit të pistës qarkore që ngrinin gomat e makina dhe përfunidmisht drejt lavdisë që karakterizon identitetin e garave amerikane NASCAR.

Gara e Food Fort City-t përbëhet nga 250 xhiro, në rreth 215 km. I përket qytetit Birstol-it i shtetit të Tennessee.

“Buka e Prerë”, nofka me të cilën njihet amerikani Joey Logano, fitoi garën e tij të parë të këtij sezoni nisur që më 8 shkurt 2021.

“Ishte tepër sfiduese. Sidomos në xhiron e fundit kur lagën pistën… që prej atij momenti ndryshoi çdo gjë. Askush s’kishte më asnjë ide ç’t’i vendoste makinës për të përballuar lagështinë e përshtjelluar me pluhurin. Diçka midis baltës dhe pluhurit – as njëra dhe as tjetra. Por ja arritëm dhe fitorja është plot shije”, u shpreh Logano në intervistën e pas-garës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore