Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve KOMF, ka bërë thirrje ndaj institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin hapa dhe masat e nevojshme sipas legjislacionit rreth rastit ku një fëmijë trevjeçar dyshohet se është rrahur nga edukatorët e çerdhes “Gëzimi ynë”.
“Nisur nga kjo ngjarje e rëndë, KOMF bën thirrje që institucionet përgjegjëse në përmbushje të mandatit të tyre, të ndërmarrin menjëherë veprimet dhe masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”.
“KOMF bën thirrje që të intensifikohet monitorimi dhe inspektimi sistematik i kopshteve përmes inspektorëve dhe konsultimeve me prindërit në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje nga kjo organizatë është thënë se të gjitha qasjet e papërpshtatshme ndaj fëmijëve përbëjnë “shkelje të rëndë”.
“Çdo qasje e papërshtatshme, e vrazhdë apo e dhunshme e përdorur nga edukatoret, për të detyruar fëmijën që t’i realizojë ato përmes presionit, tërheqjes, zvarritjes, dhunës verbale apo fizike, përbën një shkelje të rëndë e cila dëmton të gjitha sferat e zhvillimit të fëmijës”.
Një fëmijë i moshës trevjeçare, dyshohet se është rrahur nga edukatoret e çerdhes shtetërore “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.
Përmes një video të publikuar nga familjari i trevjeçarit, Fatos Geci, pamjet tregojnë momentin ku nipi i tij tërhiqet zvarrë për duarsh nga njëra edukatore.
Në pamjet e publikuara fillimisht shihet një edukatore duke ushtruar dhunë ndaj nipit të Gecit, për të dytën herë ndaj tij ushtron dhunë një mirëmbajtëse e çerdhes, pastaj sërish një edukatore e cila e tërheq në dysheme.
Trevjeçari dyshohet se është rrahur nga tri edukatore në çerdhen publike në Fushë Kosovë
Edhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj dhunës që është ushtruar ndaj trevjeçarit në çerdhen publike “Gëzimi ynë”, duke thënë se e dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor.
Nagavci, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se aktualisht Inspektori i Arsimit është në këtë institucion duke hetuar rastin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vuletiç: Politikanët në Serbi e dinë se s’ka më njerëz që luftojnë për Kosovën
-
Homazhi i zgjuar i Angelina Mango për Palestinën, një ‘minifitore’ më vete në Eurovision
-
“Do të jem presidente e të gjithëve”, betohet Gordana Silanovska-Davkova si presidente e Maqedonisë së Veriut
-
Takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë, Basha: Nacionalizmi shterpë