Sport

James Harden: “Mendoj se jam MVP”


31-vjeçari, James Harden pati një performancë fantastike ku shënoi 44 pikë me 14 kërcime dhe 8 asistime në fitoren e Brooklyn Nets përball Detroit Pistons me rezultat 113-111.

Nets kanë fituar 24 nga 31 ndeshjet e tyre me Harden në ekip që kur ai u bashkua me ekipin në janar.

I pyetur në lidhje me çmimin e më të mirit (MVP), Harden tha: “A ndihem sikur i përkas diskutimit? Unë mendoj se jam MVP.”

MVP i jepet lojtarit me performancën më të mirë të sezonit dhe votohet nga anëtarët e mediave NBA, dhe garës për këtë çmim i kryeson qendra e Denver Nuggets, Nikola Jokic.

Harden, ështe pjesë e çdo diskutimi për MVP në vitet e fundit, ai u votua për më të mirin e ligës në 2018, ku kishte një mesatare prej 30 pikësh.

Harden ka një mesatare prek 26 pikësh për Nets këtë sezon, dhe ndodhet i gjashti momentalisht në garën për MVP, sipas listës së fundit të NBA.

Ai iu bashkua Nets këtë sezon ku krijuan një “Super ekip” bashkë me Kevin Durant dhe Kyrie Irving.

Për momentin Nets janë pretendetët kryesorë për titullin e këtij sezoni, Harden edhe nëse nuk zgjedhet më i miri i këtij sezoni, aj mund të pres për MVP-n e finaleve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore