Bashkimi Evropian po shqyrton një propozim për të krijuar një filial të “Rosselkhozbank-ut” të sanksionuar për të rivendosur lidhjen e saj me rrjetin financiar global si një lëshim ndaj Moskës për të ruajtur “marrëveshjen e grurit”.
Lajmi u raportua të hënën nga gazeta londineze “Financial Times”.
Javën e kaluar, Rusia tha se nuk shihte asnjë arsye për të zgjatur “marrëveshjen e grurit” përtej 17 korrikut, duke akuzuar Perëndimin për veprime “fyese” mbi marrëveshjen.
Në negociatat e ndërmjetësuara nga OKB-ja, Moska propozoi një plan që do të lejonte një filial të “Rosselkhozbank” të kryente pagesa në lidhje me eksportin e grurit, shkruan botimi britanik, duke cituar burimet e saj.
Njësia e re bankare do të lejohet të përdorë sistemin financiar global SWIFT, i cili u mbyll për bankat më të mëdha të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar.
Përveç rivendosjes së aksesit në SWIFT, Rusia po kërkon gjithashtu të rivendosë furnizimet me makineri bujqësore dhe pjesë këmbimi, si dhe të heqë kufizimet në sigurime dhe risigurime.
Kujtojmë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka akuzuar vendet perëndimore për mospërmbushje të kërkesave ruse në kuadër të Iniciativës së Detit të Zi dhe ka deklaruar se Moska po mendon të tërhiqet nga ajo.
Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës beson se Rusia ka shumë të ngjarë të tërhiqet nga Iniciativa e Detit të Zi në korrik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti vazhdon me qasjen përçarëse edhe te shqiptarët në Luginë – i bënë pjesë të fushatës edhe paratë e kosovarëve
-
Shqipëria pësoi 46 sulme kibernetike në vitin 2023, por 70% e tyre ndodhën nga gabimet njerëzore
-
Zelensky nxit Bidenin të marrë pjesë në Samitin e Paqes në Ukrainë, përndryshe përfiton vetëm Putini
-
1 vit nga trazirat në Zveçan që ia sollën sanksionet Kosovës